Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë kryer kontrolle në një lokacion në Ferizaj, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5,800 kilogram mjaltë.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se mjalti kishte qenë pa dokument mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, përcjell Arbresh.info.

Të njëjtit janë konfiskuar nga Dogana si dhe është marr mostra nga AUV për procedura të mëtejshme.
“Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...