Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjegjësisht autoriteti vartës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nga data 1 Nëntor nuk është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Duhanit.
Kështu tha për Arbresh.info, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Shëndetësisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për transferimin e Inspektorëve Sanitar nga AUV-MBPZHR në MSH.
“Me hyrje në fuqi të LIGJIT NR.08/L-067 PËR INSPEKTIMET, është përcaktuar edhe organizim i ri inspektorateve në kuadër të institucioneve shtetërore. Andaj në zbatim të kësaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me datë 12.10.2023 kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për transferimin e Inspektorëve Sanitar nga AUV-MBPZHR në MSH.”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, numri i inspektorëve sanitar të transferuar është 57.
Inspektorët Sanitarë kanë nisur punën si inspektor të MSH-së që nga 1 nëntori.
“Po ashtu edhe vetë Ligji Nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, me nenin 2 parasheh qe ky inspektorat, organizohet (funksionin) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.”, tha zëdhënësi i AUV-it./Arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...