Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se liberalizmi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara.
“Marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin esenciale. Shpresojmë të shohim progres deri në fund të vitit, ose vitit të ardhshëm në veçanti kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe gjithashtu, i shumëprituri liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, prej janarit 2024, është një hap i madh përpara”, ka thënë Grlic Radman.
Zgjerimi i unionit evropian, është prioritet i Bashkimit Evropian ka theksuar kryediplomati kroat në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në krye me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane.
“Zgjerimi, është ende prioritet i BE-së por për ta bërë të tregim suksesi, çelësi është tek përmbushja e kritereve, implementimi i reformave të nevojshme dhe rreshtimi me vlerat e dhe standardet e BE-së./rtk
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...
Çmimi “Shaban Jashari” i ndahet mësueses Arta Gashi-Ahmetaj
Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 pr...
Hamza: Po shkojmë në zgjedhje pa arsye – përgjegjësia kryeso...
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...