Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se 135 familje të kryeqytetit pranuan 70 euro ndihmë mujore për çerdhe.
Me anë të një postimi në Facebook, Sahatçiu tha se kjo politikë ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës, shkruan Arbresh.info.
“Kjo politikë jo vetëm që ka ndihmuar përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm dhe ka lehtësuar buxhetin e familjes, por gjithashtu ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës. E jashtëzakonshme!”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Prej sot, 135 familje të Kryeqytetit me të ardhura mujore nën 500 euro pranojnë 70 euro/muaj ndihmë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe
Në emër të Drejtorisë së Arsimit nënshkrova kontratat me prindër të 135 fëmijëve për të filluar subvencionimin me nga 70 euro të kostos së tyre mujore në çerdhet private të licensuara nga Ministria.
Nga 120 familje për të cilat u zotuam fillimisht të ju dalim në ndihmë me Besianë Musmurati, shtuam buxhet edhe për 15 familje të tjera që aplikuan dhe plotësuan kushtet. Kështu, secila familje përfitoi.
Kjo politikë jo vetëm që ka ndihmuar përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm dhe ka lehtësuar buxhetin e familjes, por gjithashtu ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës. E jashtëzakonshme!/Arbresh.info/
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...