KEDS ka bërë të ditur se po bën një investim në komunën e Deçanit.
Kompania përmes një njoftimi ka theksuar se në implementim e sipër ka 27 projekte në këtë komunë, shkruan Arbresh.info.
Sipas KEDS-it, pas realizimit të tyre, me rrjet të ri elektrik do të bëhen mbi 10 mijë banorë të Deçanit.
Më sakt bëhet fjalë për fshatrat Ratishë, Irzniq, Prokolluk, Gllogjan, Shllup, Pobergj dhe Dranoc.
“Ky projekt kapital, i cili kap shumën prej afër dy milionë eurosh, bën pjesë në kuadër të planit investiv të KEDS-it dhe pritet të përfundojë përgjatë periudhës 2024-2025. Parapërgatitjet po bëhen edhe për fillimin e punimeve në fshatrat e tjera të kësaj komune, si në Isniq, në Strellc të Epërm dhe në Strellc të Ulët. Projekti në këto fshatra fillon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh