Peja sonte luan ndeshjen e katërt në kuadër të Fiba Europe Cup, ndaj gjigandit gjerman Chemnitz.
Pejanët kërkojnë sonte të shkaktojnë humbjen e parë në FEC, për gjermanët dhe të vazhdojnë serinë pozitive prej 5 lojëve rresht pa humbje, në të gjitha garat, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë që humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon Peja e ka pikërisht nga Chemnitz, në Gjermani me rezultat 98-72.
Gjermanët janë lider të grupit H në FEC, me gjashtë pikë, teksa pejanët janë të dytit me pesë pikë, andaj me një fitore eventuale gjermanët sigurojnë kualifikimin tutje në FEC.
Kurse ‘shqiponjat’ me një fitore ndaj gjermanëve do të hapin gjigand për kualifikim tutje dhe për herë të parë në histori të klubit.
Forma aktuale e gjermanëve:
Niners Chemnitz janë një kundërshtar shumë i papërshtatshëm, këtë sezon ata janë në formë të shkëlqyer ku kanë nëntë fitore në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Humbja e vetme e tyre është në Superligën gjermane ndaj skuadrës Ulm, e cila është liderë.
Në katër ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman Chemnitz është në pozitën e tretë me gjashtë fitore dhe një humbje, vlen të theksohet se ka pikë të njëjta me liderin Ulm dhe vendin e dytë por që ndeshjen direkte përcaktojnë pozitën e parë,
Ndeshja Peja-Chemnitz fillon nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën ‘Karagaçi’, në Pejë./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...