Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për kontrollet e kryera të martën në 31 mobil-shopë në Kosovë.
Kontrollet janë bërë nën dyshimin se këto biznese i janë shmangur pagesës së tarifave doganore, kontrabandimit të mallrave dhe shmangies nga tatimi, shkruan Arbresh.info.
Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.
Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, hetimet po vazhdojnë.
“Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq