Disa lagje të kryeqytetit tash e dy javë po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Kjo për shkak të pranisë së manganit në ujë, në fabrikën që furnizohet nga liqeni i Badocit. Qytetarët thonë se kanë gjetur alternativa të tjera për furnizim, kurse nga kompania rajonale e ujësjellësit tregojnë se kur pritet të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm.
Edhe këtë të diel shumë qytetarë u panë teksa furnizohen me ujë të pijshëm në markete.
Kjo nga rritja e vlerave të manganit në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.
Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” tregojnë për alternativat me cilat po furnizohen teksa thonë se nuk dinë së kur pritet të kenë ujë, duke blerë ujin në dyqane ushqimore.
“Po blejmë ujë, sepse nuk kemi qe dy javë. Për gatim dhe për pije po duhet të blejmë. Për pastrim po e përdorim ujin e Badocit”, tha një banor i lagjes
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” treguan se kur pritet furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm.
“Ne si KRU ‘Prishtina’ jemi duke bërë përpjekje maksimale për t`i furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm përmes autoboteve, në zonat e prekura. Jemi në koordinim të plotë me IKSHPK-në. Gjendja nuk është alarmante. Shpresojmë që situata të përmirësohet shumë shpejt, por jemi duke e përcjellë në vazhdimësi”, tha përfaqësuesi nga KRU “Prishtina”.
Deri në tejkalim të kësaj situate, Ujësjellësi “Prishtina”, ka vendosur në shumë zona autobot me ujë. Pas rritjes së vlerave të manganit në ujë, është apeluar që të gjithë qytetarët, të cilët furnizohen nga fabrika e ujit, në liqenin e Badocit, që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit