Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se erërat e forta të së dielës kanë shkaktuar dëme në kryeqytet.
Sipas njoftimit, këto dëme shihen në ndërtesa dhe rrugë, shkruan Arbresh.info.
Për sanimin e këtyre dëmve ka dalur edhe ekipa emergjente.
“Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.”, thuhet në njoftim.
Tutje, Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...