Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë t’i largojnë nga Rripi i Gazës 74 amerikanë me dyshtetësi, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pasi nisi evakuimi nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.
“Lajm i mirë, ne i nxorëm sot [nga Gaza] 74 amerikanë me dyshtetësi”, tha presidenti Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Biden kishte thënë se qytetarët amerikanë do të mundë të fillonin të largoheshin nga Gaza të mërkurën.
Gaza, një vend i vogël mesdhetar, po përballet me bombardime të pareshtura izraelite prej se grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, ku i vrau mbi 1.400 njerëz dhe i mori mbi 40 pengje për në Gazë.
Hollësi shtesë se kush kishte mundësi të largohej nga Gaza dhe kur nuk u bënë publike.
Bideni e përkrah fuqishëm Izraelin – të cilin e vizitoi muajin e kaluar pas sulmeve – por e ka ndryshuar reagimin në javët e fundit, duke e parë përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe rritjen e numrit të civilëve të vrarë.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavën me 2.3 milionë banorë prej 7 tetorit./rel
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...