Pasi disa lojtarë përdorën rrjetet sociale për të mbajtur qëndrim për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës, Federata Angleze, entiteti përgjegjës për futbollin anglez, reagoi publikisht për të thënë se do të ketë sanksione në të ardhmen.
Organizata ndaloi përdorimin e frazës “Nga lumi në det”, në mbështetje të Palestinës.
“Pas analizave të kujdesshme, ne do të kontaktojmë të gjitha klubet për të bërë të qartë se kjo frazë konsiderohet fyese për shumë njerëz dhe nuk duhet të përdoret nga lojtarët në rrjetet sociale”, tha zëdhënësi i FA, disa ditë pasi Hamza Choudhury i Leicester, bëri një postim, që më pas e fshiu.
“Lojtari kërkoi falje dhe e fshiu postimin në Twitter. Ne po i nxitim klubet që të sigurojnë që lojtarët të mos ndajnë përmbajtje që mund të jetë fyese ose nxitëse për çdo komunitet. Nëse kjo frazë përdoret sërish nga ndonjë futbollist, do të konsultohemi me policinë për të kuptuar se si duhet të përgjigjemi”, shtoi ai./ss
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...