Arsene Wenger, kundërshtar i një mijë betejave në Premier League me “Djajtë e Kuq”, tregon dhembshuri për Manchester United.
“Në fund të fundit, më vjen keq për një klub kaq të madh, sepse nuk ka shpresë. Në thelb nuk e shoh se ku mund të përmirësohen. Ky ekip sot ka humbur besimin, cilësinë dhe madje edhe shpirti luftarak është zhdukur,” tha për francezi BeIN Sport, duke komentuar humbjen e rëndë 3-0 në derbin ndaj City-t të Guardiolës.
Roy Keane, nga ana tjetër, sulmoi Bruno Fernandesin një ditë më parë:
“Unë patjetër do t’i hiqja shiritin e kapitenit. E di që është një vendim i rëndësishëm, por Fernandes nuk është kapiten: ai është një lojtar i talentuar, nuk ka dyshim për këtë, por unë mendoj se ai ankohet shumë, vazhdimisht ngre krahët në ajër (për t’u ankuar) dhe kjo nuk është e pranueshme. Është e kundërta e asaj që pres nga një kapiten.”/ss
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell