Kevin De Bruyne është padyshim një nga futbollistët që do të mbetet në historinë e Manchester City. Belgu ka një meritë të madhe në sukseset e The Citizens në vitet e fundit duke u shndërruar në një udhëheqës për skuadrën e Pep Guardiolës.
Mirëpo, historia e tij mund të ishte ndryshe duke qenë se fillimisht De Bruyne ishte pjesë e Chelseat. John Terry kujton pak nga periudha e fantazistit tek Blutë e Londrës me ish-mbrojtësin që thekson se De Bruyne kishte një sjellje fëmijënore.
“Në atë kohë nuk ishte e lehtë të stërviteshe me De Bruyne. Luante shumë pak dhe ishte gjithnjë me humor të keq. Ishte si një fëmijë që shkon të luajë tek parku i lodrave, por asnjë nga fëmijët e tjerë nuk dëshiron të luajë me të.
E mbaj mend shumë mirë kur grindej me Samuel Eto’o. Ai e kritikonte shumë De Bruyne për shkak se nuk impenjohej sa duhej në fushën e lojës”, u shpreh Terry./ss
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26