Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, paralajmëroi sot se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit mund të shërbejë si frymëzim për kërcënimet terroriste në SHBA.“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur ISIS nisi të ashtuquajturin kalifat disa vite më parë”, tha Ray, sipas Reuters.
Ai shtoi se që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez në Gaza në fillim të këtij muaji, organizata të shumta të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme ndaj amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin e ekstremistëve të dhunshëm në SHBA.
Në SHBA, numri i incidenteve antisemitike është rritur me rreth 400 për qind që kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, njoftoi Lidhja Anti-Degamation (ADL).
Antisemitizmi ishte tashmë në rritje në SHBA para luftës, me gati 3,700 incidente antisemite të raportuara vitin e kaluar, më shumë se çdo vit që kur ADL filloi të gjurmonte problemin në 1979.Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ata po monitoronin kërcënimet në rritje ndaj hebrenjve dhe myslimanëve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Presidenti Joseph Biden dënoi antisemitizmin dhe islamofobinë në SHBA./Euronews Albania/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...