Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e 21 tetorit me pesëshen e emisarëve perëndimorë është thënë që drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe nëse do të nënshkruhej dje në takimin në Bruksel atëherë do të kontrollohej nga Gjykata Kushtetuese.
“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, deklaroi Kurti.
“Ndërsa dje, para krerëve të BE-së në ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruhet Marrëveshja Bazë me gjithë Aneksin e Ohrit dhe propozimin e zbatimit të nenit 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetëmeanxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”, tha Kurti/Arbresh.info
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...