Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq thotë se propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Përmes një postimi në platformën “X”, Bogdanoviq thotë se ky statut garanton zhvillimin e qëndrueshëm të serbëve në Kosovë.
“Propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë garanton zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit serb në Kosovës dhe mundëson mbështetje të plotë ekonomike nga Serbia për komunitetin tonë. Është koha për paqe dhe zhvillimin e veriut”, ka shkruar Bogdanoviq./Arbresh.info
The modern European proposal for the ASM statute is in accordance with the constitution ?? and as such guarantees the sustainable development of the Serbian community on ?? and enables full economic support ?? to our community.
It’s time for peace and development the north ??!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 26, 2023
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...