Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot gjatë ditës do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Botëror për Ushqim që organizohet nga Fondacioni “World Food Prize”, që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për bujqësinë në botë.
Në kuadër të kësaj vizite, gjatë ditëve të ardhshme, Peci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e këtij shteti, përfshirë këtu takimin me Guvernatoren e Iowes, znj. Kim Reynolds dhe Sekretarin për Bujqësi të Iowes, Mike Naig.
Në njoftim thuhet se këto takime do të bëhen të ndara dhe me secilën prej këtyre zyrtarëve do të diskutohet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë përmes programeve e projekteve të ndryshme bujqësore.
Po ashtu, Peci, do t’i njoftojë ata edhe me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, dhe impaktin që ajo ka dhe mund të ketë në ekonominë e vendit./Arbresh.info
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...