Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi i cili dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.
Siç bëhet e ditur në njoftim rasti ka ndodhur në datën 25 të muajit shtator në Prizren.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari NN , kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 25.09.2023, në Prizren”, bën të ditur njoftimi, shkruan Arbresh.info
Tutje, Policia kërkon nga qytetarët se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar të kontaktojnë policinë
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192. Ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...