Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kajro të mërkurën pas vizitës së tij në Jordani.
Macron pritet të takohet me presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme, shkruan CNN.
Të martën, Macron udhëtoi për në Tel Aviv për të shprehur solidaritetin pas vrasjes së 1,400 civilëve nga Hamasi gjatë sulmit të tij në shkallë të gjerë ndaj Izraelit dhe për të diskutuar një zgjidhje me dy shtete.
Por udhëheqësit arabë kanë shprehur zhgënjimin ndaj liderëve perëndimorë për dështimin për të dënuar vdekjen e më shumë se 5,000 civilëve, duke përfshirë të paktën 2,055 fëmijë, nën bombardimet izraelite në Gaza./abcnews.al
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...