Policia e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë në Prishtinë.
I dyshuari me inicialet T.A, 51-vjeçar në automjetin e tij kishte të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, e të cilat dyshohet se delet janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe veterinës AUV po ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26