Ajax ka ndarë rrugët me trajnerin Maurice Steijn, ka njoftuar klubi Eredivisie të hënën.
Kjo pas një serie prej katër humbjesh në ligë që ka lënë klubin me nam në pozitën e dytë nga fundi.
Dyzet e nëntë vjeçari qe bashkuar me Ajax në qershor, duke bërë një marrëveshje tri vjeçare. Fitorja e vetme në ligë ishte kundër Heracles.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë kam bërë gjithçka për ta kthyer Ajax në vendin ku i përket. Por unë nuk arrita ta bëj këtë”, ka thënë Steijn. “Më vjen keq për këtë” .
Aktualisht Eredivisie kryesohet nga PSV, skuadër me të cilën Ajax do të ndeshet në fundjavë./rtk
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...