Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 168, në mënyrë elektronike.
Gjatë kësaj mbledhje është marrë vendim për një milion e 675 mijë e 150 euro për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A., shkruan Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675, 150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A..”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është marrë vendim edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës./Arbresh.info/
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...