Nesër në orën 13:30 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.
Nga informacionet bëhet e ditur se në Gjykatën e Posaçme nuk ka mbërritur ende procesverbali për njoftimin e Berishës nga OPGJ.
Kujtojmë se ndaj Fatmir Bektashit, një nga trashëgimtarët si pronar trualli dhe ndërtuesi i kullave në ish-klubin sportiv Partizani ka një masë sigurie “arrest me burg”.
E njëjta masë sigurie “arrest me burg” është marrë edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ndësa për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.
SPAK ka dy vite që ndjek hetimet./euronews.al
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...