Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken.
Në platformën X, Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara që të punojnë së bashku.
“BE dhe ShBA janë të përkushtuara të punojnë së bashku me partnerët për të mbrojtur civilët, për të mbështetur ata që përpiqen të arrijnë siguri dhe për të lehtësuar qasjen në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe strehim. Është thelbësore të parandalohet përshkallëzimi rajonal”, ka shkruar Borrell.
Më tej, kryediplomati evropian ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur situatën në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e tyre të vendosur për Ukrainën.
“Që nga Samiti BE-ShBA 2021, bota ka ndryshuar në mënyra të paprecedentë. Së bashku, ne kemi ndërmarrë hapa ambicioz në përgjigje të punës për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në mbarë botën. Jemi më të bashkuar se kurrë”, është shprehur ai.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...