Gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati takim bilateral me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Gjatë këtij takimi, Kurti e falënderoi kancelarin gjerman për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë”, tha ai.
Kryeministri e falënderoi Kancelarin per ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.
U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia.
Kryeministri Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit