Pas mbërritjes në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj që ka nisur në orën 15:30 dhe ka përfunduar në orën 16:00.
Von der Leyen u prit rreth orës 15:00 në Rinas nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja Spiropali shkruan se “ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”.
Gjatë ditës së sotme, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojnë një konferencë për shtyp rreth orës 17:30.
Sjellim në vëmendje se këtë të hënë do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./tvklan.al
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...