Mbi 2000 eksponate të nxjerra nga horizontet e minierës së Trepçës, por edhe nga vendet e ndryshme të botës, me strukturë të rrallë dhe me ngjyra të veçanta, Muzeu i Kristaleve të Kosovës konsiderohet të jetë “ Perla” e vendit tonë.
90 për qind e këtyre kristaleve dhe mineraleve të llojeve të ndryshme që janë të ekspozuara në kthinat e këtij Muzeu në fshatin Stantërg të Mitrovicës, i takojnë minierës së Trepçës.
Gjeologu dhe cicëroni i këtij muzeu, Ibrahim Musa, në një intervistë për portalin Arbresh.info tregon sesi ky muze po pasurohet vazhdimisht.
Falë shkëlqimit dhe veçantisë së këtyre eksponateve me lloje të ndryshme të kristaleve, Muzeu është shndërruar në një objekt me rendësi të madhe kombëtare për Kosovën, si në aspekt të vlerave, po ashtu edhe në aspekt turistik.
Ky muze vlerësohet të jetë një ndër muzetë më unike në Evropë.
Ajo që i bënë të veçantë këto kristale të minierës së Trepçës janë shumëllojshmëria e tyre të ngjitura në një mineral të vetëm.
Në hyrje të ndërtesës së këtij muzeu të gjithë vizitorët kanë mundësi të shohin një blogdiagram ku paraqitet në 3D e gjithë Miniera e “Trepçës”.
Ky muzeu është i hapur edhe për vizitorë, ku konsiderohet të jetë një nga vendet më atraktive turistike që ja vlen për t’u vizituar.
Ndryshe, në vitin 1964 themelohet Muzeu i kristaleve të mineraleve, në të cilin janë të vendosura eksponate të llojeve të ndryshme të kristaleve. Përveç kristaleve në Muze janë të ekspozuara edhe mjete të vjetra pune me të cilat janë shërbyer xehetarët në fillimet e punimeve në minierë.
Përveç kristaleve nga miniera “Trepça”, në Muze janë të ekspozuara edhe mbi 100 lloje të kristaleve nga vendet të ndryshme të botës si: Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Brazili, të cilat Muzeu i ka marrë në këmbim me kristalet nga miniera e “Trepçës”. /Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...