Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – luftë e ashpër për dy pozitat e para në Ligën e Parë

17:51 | 26 Prill 2026
D.H

Është mbyllur edhe xhiro e 30-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku po vazhdon beteja e madhe për dy pozitat e para që të shpien në Superligën e Kosovës.

Liderja, Dinamo ka vazhduar me fitore edhe këtë javë skuadra nga Ferizaj e ka mposhtur Kikën e Hogoshtit me rezultat 0:2, shkruan Arbresh.info.

Vushtrria po ashtu është rikthyer tek fitorja, ku e mposhti Istogun në udhëtim me rezultat 0:1.

Derbi i Dukagjinit mes Vëllaznimit dhe Lirisë është mbyllur me fitoren e gjakovarëve me rezultat 1:0. Triumf i madh ky për një vend në Superligë.

Fitore kanë shënuar edhe Feronikeli ’74 që e mposhti 2 Korrikun 0:3, dhe Trepça ’89 që triumfoi 5:3 ndaj Suharkës.

Ndërkohë, skuadra tjetër nga Mitrovica, Trepça është mposhtur bindshëm nga Vjosa 0:3.

Edhe Tefik Çanga ka arritur të shënoj fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Ramiz Sadikut, derisa fitoren më të thellë këtë xhiro e arriti Prizreni (5:1) ndaj KEK-ut.

Ndeshja e vetme që përfundoi baras ishte 1:1 midis Besës së Pejës dhe Rilindjes 1974.

Kur kanë mbetur katër xhiro deri në fund, Dinamo ka kryesimin në tabelë me 65 pikë, e ndjekur pas nga Vushtrria me 63 kurse NIkli ka 62 sosh. Vëllaznimi ka kaluar në pozitën e katërt me 61 pikë, kurse Liria mbetet e pesta me 59 sosh. Në pozitën e gjashtë, Trepça ’89 renditet e gjashta me 58 pikë.

Në pozitën e fundit, Prizreni është 19 pikë, KEK-u i parafundit me 21 pikë. Rilindja 1974 dhe Besa Peja kanë nga 29 pikë.

TABELA E PLOTË:

Xhiron e radhës takohen këto çifte: Dinamo – Suhareka, Vushtrria – Prizreni, Liria – Besa Peja, Tefik Çanga – Vëllaznimi, 2 Korriku – Trepça ’89, Rilindja 1974 – Kika, Feronikeli ’74 – Istogu, KEK-u – Trepça dhe Vjosa – Ramiz Sadiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale