Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2 vjet burgim e 1,000 euro gjobë M. G., për përdorim të armës.
I pandehuri akuzohet se “me datën 05 qershor 2018, në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit L. L., me dashje dhe me qellim kërcënimi dhe frikësimi kishte përdorur armë, në atë mënyrë qe i pandehuri më parë kishte një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, për shkak të kontestit gjyqësor, të cilin e kishte bashkëshortja e të pandehurit me ndërmarrjen ku i dëmtuari ishte përfaqësues ligjor”, ka njoftuar gjykata, përcjell Arbresh.info
“…aty rreth orës 20:10, i pandehuri me qëllim kërcënimi apo frikësimi shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, troket në derën e hyrjes, aty del bashkëshortja e të dëmtuarit së bashku me fëmijët e tyre, i pandehuri fillon me të shara dhe duke i thënë ‘ku është L. he nenën ja q…. ‘, në ato momente i pandehuri M.N., në shenjë nervoze dhe mllefi nga brezi nxjerr revolen e tipit TT prodhim ZU, dhe nga një afërsi prej rreth 1.5-2 metra, derisa ishte në shkallën e dytë të hyrjes së shtëpisë, pikërisht përballë derës hyrëse me dashje ka shtënë një herë duke goditur mbi pjesën e epërme të derës së hyrjes, në anën e majtë të derës përballë të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Për shkak të këtij veprimi, gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit./Arbresh.info
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...