Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave, pas Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit e Podujevës, vijoi ditën e sotme në Mitrovicë.
Kjo fushatë po i informon qytetarët e Republikës së Kosovës për detajet më të hollësishme e informacionet e nevojshme mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 Janari i vitit 2024, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Ekipin lëvizës informues e vizitoi sot, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Ai pa nga afër punën e cila po bëhet për informimin e qytetarëve.
“Të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, duhet të jenë të informuar për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen e të drejtat e tyre sa i përket lëvizjes së lirë pas 1 janarit 2024.”, thuhet në njoftim.
“Duhet të kenë pasaportë biometrike valide, të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh, të kenë dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen, mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni, detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese, nëse udhëtohet me veturë, dokumentacionin e nevojshëm të veturë dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.”, vijon njoftimi.
Në mjetin e fushatës, qytetarët mund të bëhen pjesë e kuizit me pyetje rreth BE-së./Arbresh.info/



Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...