Ferran Torres dukej jashtë projektit të Barcelonës dhe në merkaton e verës të gjithë prisnin që sulmuesi të akomodohej në një tjetër klub. Megjithatë, spanjolli këmbënguli për të qëndruar pjesë e blaugranave dhe në këtë fillim sezoni ka pasur minuta në dispozicion nga trajneri Xavi Hernandez ndërsa ka shënuar edhe tre gola. Së fundmi, 23-vjeçari shprehet se nuk e mendoi kurrë të largohej nga katalanasit, ndërsa thekson se ai e ndjen veten të aftë për të triumfuar me fanellën e Barcelonës.
“Nuk kam folur me Xavin përsa i takon merkatos. Unë e kisha bërë të qartë në një intervistë se nuk do të largohesha nga Barcelona. Nuk dua të bëj polemika tani, por mendoj se u ekzagjerua pak me përdorimin e emrit tim në merkato.
Unë isha shumë i qartë dhe i vendosur, nuk do të largohesha për asgjë nga Barcelona. Kam një kontratë me klubin dhe dua të triumfoj me Barçën sepse e ndjej veten të aftë për t’ia dalë këtu”, tha Torres./SS
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...