Nuk ka qetësi në shtëpinë e Juventus. Pas rastit të Paul Pogba që rezultoi pozitiv në testet e antidopingut dhe tashmë rrezikon një pezullim që mund të shkojë deri në tre vite, një tjetër lojtar bardhezi rrezikon të pezullohet.
Fjala është për Nicolo Fagiolin, i cili ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Torinos për shkak se dyshohet të ketë vendosur baste në platforma ilegale.

Në rast se hetimi del në përfundimin se mesfushori 22-vjeçar ka qenë vërtet pjesë e botës ilegale të basteve atëherë rrezikon një pezullim minimalisht tre vite shoqëruar edhe me një gjobë deri në 25 mijë euro.
Fagioli është një prodhim i ekipeve zinxhir të Juventus dhe këtë sezon trajneri Massimiliano Allegri i ka dhuruar minuta të konsiderueshme, por ky hetim mund të ndikojë tashmë edhe në paraqitjet e italianit në fushën e blertë./ss
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...