Toni Kroos është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, gjermani është pjesë e madrilenëve tash e 10 vite.
Atëbotë u transferua nga Bayern Munchen, shkruan Arbresh.info.
Gjermanit në fund të këtij viti i skadon kontrata me klubin mbretëror, por sipas gjitha gjasave “Los Blancos” janë të gatshëm të rinovojn kontratën me Kroosin së paku edhe për një vit.
Kroos pritet të marrë një vendim deri në fund të sezonit se do të rinovoj apo jo me mbretërit ose do të mbyllë karrierën e tij.
Shumëherë në media të ndryshme gjermani ka potencuar se nuk dëshiron largimin nga “Santiago Bernabeu” dhe se dëshiron të var këpucet tek skuadra ku bëri histori.
Në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta por që Kroos i ka refuzuar të gjitha.
Gjermani i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Real Madridin./Arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin