Ndërkohë autoritetet në Izrael kanë thënë se ka arritur mbi 900 numri i viktimave të konfirmuara të sulmeve terroriste të Hamasit, përderisa nga Gaza raportohet për mbi 700 të vrarë. Kryeministri izraelit, Bunjamin Netanyahu, tha se bombardimet masive në Gaza janë “vetëm fillimi” i asaj që do të vije.
Autoritetet në Tel Aviv kanë thënë se numri i viktimave të konfirmuara të sulmeve terroriste të Hamasit brenda territorit Izraelit ka tejkaluar 900 dhe se në mesin e tyre gjinden edhe qytetarë të dhjetëra shteteve nga mbarë bota. Rritja e numrit të viktimave vije përderisa forcat mbrojtëse të izraelit raportojnë se kanë rimarrë kontrollin e të gjitha pikave ku gjendeshin sulmuesit dhe, tek tani, po bëhet tërësisht e qartë shkalla e masakrave civile në disa prej qyteteve që janë pranë kufirit me Gazën.
Njëkohësisht nga Gaza është njoftuar se numri i viktimave ka tejkaluar 700 dhe se pritet që ky numër do të vazhdon të rritët shpejtë pasi që mijëra civil janë të plagosur apo të raportuar si të zhdukur dhe besohet se gjenden nën rrënojat e qindra ndërtesave të rrënuara nga bombardimet izraelite. Njëkohësisht, edhe pse forcat e Izraelit thanë se fushata e bombardimeve në Gaza është fushata më e madhe e bombardimeve deri me tani, kryeministri Izraelit, Bunjamin Netanyahu tha se ky është vetëm fillimi i asaj që do të vije.
Ende nuk dihet fati i më shumë se 100 pengjeve të kombësive të ndryshme të cilët janë marrë nga Hamasi por sipas militantëve së paku katër prej tyre janë vrarë si pasojë e bombardimeve Izraelite./rtk
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...