Bogujevci në KiE tregon shenjat në duar të shkaktuara nga plumbat e ushtrisë serbe: E papranueshme të sulmohemi ende

21:10 | 9 Tetor 2023
E.G

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka qenë pjesë e debatit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u diskutua më sulmin e 24 shtarotit në Banjksë.

Gajtë këtij debati, përfaqësuesja serbe, Biljanta Pantiq pretendoi se në Kosovë po ndodh spastrim etnik dhe se tensionet janë ngritur si pasojë e “regjimit të Albin Kurtit” duke bërë që Bogujevci të kundërpërgjigjet duke treguar shenjat në duar të cilat siç thotë ajo, janë nga plumbat e marrë nga ushtria serbe si 13 vjeçare, përcjell Arbresh.info.

Bogujevci duke treguar përjetimin e saj, theksoi se autorët e sulmit të asaj kohe sot janë pushtetarë në Serbi dhe të njëjtit nuk kanë kërkuar falje asnjëherë.

“25 vjet më parë si 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët tjera të trupit tim.”, tha Bogujevci.

E të shoh 25 vjet pas, që vazhdimisht sulmohemi verbalisht dhe në mënyra tjera, së fundi edhe me sulm terrorist, është e papranueshme. Mjaft është mjaft. Kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tash. Njerëzit që kryen sulm terrorist më 24 shtator janë në Serbi, e nuk po gjykohen”, shtoi ajo.

Ndryshe,  Bogujevci i mbijetoi masakrës së 28 marsit, të vitit 1999, ku nga njësi paraushtarake serbe u vranë 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu. /Arbresh.info/