Në një konferencë të mbajtur për media me fillim nga ora 12:00, kanë marr pjesë trajneri i Kosovës Primoz Gliha dhe menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.
Ky i fundi tregoi për se gjasat janë të vogla të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, shkruan Arbresh.info.
“Nuk kemi marrë ende përgjigje zyrtare, duhet të jemi realistë, po e shohim se cila është situata në Izrael. E kemi parë vendimin e fundit të UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes kundër Zvicrës, akoma mbesim në pritje të vendimit zyrtar, por sipas të gjitha gjasave do të jetë e vështirë e thënë, për të mos e thënë e pamundshme për t’u zhvilluar ndeshja Kosovë – Izrael brenda kësaj jave. Situata është thuajse e qartë, ndeshja nuk do të zhvillohet, por mbesim ende në pritje të një vendimi zyrtar” tha Bajram Shala.
Kjo ndeshja është paraparë të luhet me date 15 tetor, në stadiumin Fadil Vokrri.
Por si shkak i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës kjo ndeshje do të shtyhet, gjithashtu ndeshja mes Zvicrës dhe Izraelit është shtyrë.
Kujtojmë se para disa ore kombëtarja e Izraelit është raportuar se ka anuluar edhe hotelin që ka pasur të akomodohet në Kosovë./Arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...