Kosova do të jetë mikëpritëse e Kampionatit Eurpian të Xhudos për herë të parë në histori.
Kampionati i Xhudos do të mbahet me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Mbi 100 xhudistë dhe mbi 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse në këtë event ku pritet të garojnë për cmimin e madh 300.000 mijë euro.
Ndërsa ky është njoftimi i plotë i Federatës së Xhudos të Kosovës:
“Shumë të lumtur të ndajmë me ju identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për sportin e xhudos në Evropë dhe botë. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë – mikpritjen – dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e 3 medaljeve të arta olimpike”, njofton Federata e Xhudos.”
Ky projekt ka mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...