Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Sot, njësitet policore dhe të doganës në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut, që lidhet me fshatin Libishtë të Kosovës, kanë vënë re një person të dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
I njëjti, pasi ka vërejtur zyrtarët policorë është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:
· Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,
· Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,
· Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,
· Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe
·Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...