Tottenham dhe Liverpool u përballën gjatë vikendit që lamë pas në kuadër të Premier Ligës.
Skuadra nga Londra arriti të shënojë fitore me rezultat të ngushtë 2-1, pas golit të shënuar nga Joel Matip në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje pati polemika të mëdha pasi Liverpoolit pretendohet se iu anulua goli i pastër nga sistemi VAR.
Luis Diaz shënoi gol në minutën e 34-të ndeshjes por goli i tij çuditërisht u anulua.

Për atë gol shumëkush nuk u nda i kënaqur në mesin e tyre edhe Jurgen Klopp, ai në një konferencë për media ai ka thënë se më e mira e kësaj është që ndeshja të riluhet.
“Rezultati i drejtë? Të riluhet Tottenham-Liverpool” tha Jurgen Klopp.
Për këtë ndeshje e famshmja Mirror ka shkruar se Premier League mund të vendosë të riluajë lojën e Tottenham ndaj Liverpoolit nëse një komision vendos që zyrtarët e ndeshjes i kanë shkelur ligjet e lojës kur erdhi puna për ta larguar golin e Luis Diasit.
Ndeshja mes këtyre skuadrave është luajtur të shtunën që lamë pas ku triumfoi Tottenham ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1./Arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh