Tahir Batatina ka mirëpritur futbollistin Valmir Veliu pas rikthimit të tij nga Liga turke tek Liga kosovare.
Batatima me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se rikthimi i Veliut tek Llapi është në momentet më vendimtare, shkruan Arbresh.info.
I pari i Llapit poashtu ka shënuar se i ka munguar prezenca e tij në fushë dhe shkathtësitë e tij individuale.
Postimi i plotë:
Rikthimi në momentet më vendimtare për skuadrën time sepse më mungonte prezenca e tij në fushë dhe shkathtësitë e tij individuale. Atëherë kur Llapi dëshiron të arrij të shkruaj historinë e klubit, ai është prap me ne së bashku për të arritur gjëra madhore. “Legjendat” prapë e shohin të dielën në fushën e gjelbërt, këmbëshpejtin e Llapit, Valmir Veliu. /Arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...