Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas këtij instituti, edhe të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, përcjell Arbresh.info.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shperndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”.
“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë