Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 7-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF. Llapi, Muhamet Hyseni.
Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Malisheva ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar ekipit të tij që në minutat shtesë të fitoj 3 pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në Albi Mall Superliga
Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakel golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falenderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së./kk
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...