Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton se është rritur numri i vizitorëve që kanë vizituar Kosovën.
“Në gusht 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 232, prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%”, njofton ASK-ja.
Numri i net-qëndrimeve ishte 166377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejë me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së./rtk
35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti
Kurti: Xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dh...
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...