Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina thotë se federata italiane po shqyrton një veprim ligjor kundër ish-përzgjedhësit Roberto Mancini.
Gravina foli pas një takimi të Këshillit Federal të enjten ku dha mendimin e tij në lidhje me Mancinin.
“Këshilli ka ngarkuar një profesionist që të japë një opinion teknik ligjor për të kuptuar nëse është e mundur të marrim kompensim”, ka thënë Gravina shkruan Republica.
Gravina shtoi se Këshilli do të diskutojë hapat e mëtejshëm pas opinionit të dhënë nga profesionisti i punësuar nga FIGC.
Mancini u tërhoq papritur si përzgjedhës i Italisë në gusht, duke nënshkruar me Arabinë Saudite vetëm disa javë më vonë.
Mancini ka shpjeguar se largimi nga Azzurët nuk kishte lidhje me ofertën e Arabisë Saudite, duke sugjeruar se disa vendime të marra nga Gravina, veçanërisht në lidhje me stafin e tij, çuan në dorëheqjen e tij.
Tani FIGC dëshiron të hetojë nëse ata mund të kërkojnë dëmshpërblim për largimin e papritur të Mancinit.
Gravina u takua me Mancinin në Romë të mërkurën mbrëma. “E përshëndeta Mancinin kur e takova dje sepse respekti dhe edukimi janë vlera kyçe në sport”, përfundoi presidenti i FIGC. /Telegrafi/
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...