Bashkimi Evropian do të merr vendime adekuate rreth pasojave të mundshme kur të përfundojnë hetimet në lidhje me sulmin në veri të Kosovës që ndodhi të dielën, konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit, sipas zëdhënësit të BE-së, ndryshon rrënjësishëm situatën.
Për Bashkimin Evropian është me rëndësi që të përfundojnë hetimet dhe të qartësohet se kush qëndron prapa sulmit si dhe kush është përgjegjës e më pas mund të merren parasysh pasojat eventuale.
“Sa i përket masave, BE-ja ishte shumë e qartë që në fillim. Këto masa mund të vlejnë edhe për Serbinë. Pra, kur shtetet anëtare të BE-së, vendosin se është momenti për t’i aplikuar ato, atëherë masat do të zbatohen. Ky është vendim që merret nga shtetet anëtare të cilat edhe e qartësojnë së cilat masa vendosen dhe për çfarë arsye”, ka thënë Stano, raporton rtk.
Për sulmet në Banjskë, të martën mbrëma prapa dyerve të mbyllura kanë diskutuar ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Merret vesh se pikërisht në këtë takim është ngritur çështja e mundësisë së vendosjes së masave kundër Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e këtij shteti me sulmet apo nëse provohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit