Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Me anë të një komunikate për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit Kolly për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, si dhe i dëshirojë suksese në angazhimet e radhës, përcjell Arbresh.info.
Ai po ashtu i cilësoi të shkëlqyera raportet ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.
Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e institucioneve tona shtetërore, theksoi kryetari i Kuvendit teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti mik ndaj Republikës së Kosovës në proceset integruese.
Duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për mikpritjen, Ambasadori Kolly i vlerësoi si të veçanta raportet mes popujve dhe dy shteteve tona./Arbresh.info

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...