Liverpool ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Kostas Tsimikas ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë.
Reprezentuesi grek ka bërë 63 paraqitje për Jürgen Klopp që kur u bashkua nga Olympiacos në vitin 2021, shkruan Arbresh.info.
Marrëveshja ekzistuese e Tsimikas do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, por tani e ka lidhur të ardhmen e tij në Anfield deri në qershor 2027.
“Ndihem shumë i lumtur që jam këtu për të vazhduar kontratën time”, tha Tsimikas.
“Ndjehem sikur të gjitha sakrificat që kam bërë dhe gjërat e tjera, puna që kam bërë, gjithçka shpërblehet. Por kjo më mban plotësisht të motivuar për pjesën tjetër.
“Siç e kam thënë në shumë e shumë intervista, ky ekip ka shumë, shumë gjëra për të arritur të gjithë së bashku dhe unë doja të jem që në minutën e parë pjesë e tij.”
Tsimikas shënoi penalltinë fituese të Liverpool-it në finalen e Kupës FA 2022 kundër Chelsea-t dhe ka 12 gola të tjerë nga loja e hapur./Arbresh.info/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...