FC Ballkani ka njoftuar se tani ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e tyre ndaj Dinamo Zagrebit, ndeshje kjo e vlefshmep ër fazën e grupeve në Conference League.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 tetor në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Klubi suharekas ka njoftuar se biletat mund të blihen në platformën online ku çmimet janë nga 3 deri në 50 euro.
Njoftimi i klubit:
“VINI RE!!!
Super ndeshja evropiane po afron!
Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje.
Ato mund t’i siguroni VETËM përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online.
Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto:
Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për VIP bileten është 50 euro (ku përfshihet edhe katering).
Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.
Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë.
Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës
Na priftë e mbara”.
/Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...