Një ditë para se Barcelona do të përballet ndaj Mallorcës, trajneri bkatalunas ka folur në konferencë për media.
Aty nuk u la pa u përmendur edhe sulmuesi kosovar i cili është një ndër lojtarët më të mirë që ka Mallorca, shkruan Arbresh.info.
“Mallorca është një ekip i vështirë, mbrojtja ka mbështetje nga pjesa tjetër e ekipit. Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që luan direkt me futbollistët cilësorë si Muriqi apo edhe Darder. Është një udhëtim i komplikuar për ne sepse ata vijnë nga humbja e pësuar nga Girona”, tha Xavi.
Vedati këtë sezon ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje kurse sezonin e kaluar ka arritur kuotën e 15 golave të shënuar.
Barcelona gjendet në pozitën e parë me 16 pikë në tabelën e klasifikimit ndërsa Mallorca është në vendin e 16-të me 5 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve.
Sfida mes këtyre skuadrave luhet nesër mbrëma me fillim nga ora 21:30. /Arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë