Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ambasadori i Francës dhe stafi i saj diplomatik në kryeqytetin e Nigerit do të evakuohen në Francë në orët e ardhshme, ndërsa trupat e vendit do të largohen në javët dhe muajt e ardhshëm.
“Prania ushtarake franceze do të përfundojë deri në fund të këtij viti”, ka thënë tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi ushtarak me vendin kishte “mbaruar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Në javët dhe muajt në vijim do të konsultohemi me puçistët, sepse duam që kjo të bëhet në mënyrë paqësore”, shtoi ai.
Ndryshe, Franca mban rreth 1500 ushtarë në Niger.
Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit i thanë ambasadorit francez Sylvain Itte se duhej të largohej nga vendi pasi përmbysën presidentin Mohamed Bazoum më 26 korrik.
Por një ultimatum 48-orësh për largimin e tij, i lëshuar në gusht, kaloi me të ende në vend pasi qeveria franceze refuzoi të pajtohej ose të njihte junta-n ushtarake si legjitime.
Macron në intervistë ripohoi qëndrimin e Francës se Bazoum po mbahej “peng” dhe mbeti “autoriteti i vetëm legjitim” në vend.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin